Lidhje

Helidon Gjergji flet për artin e tij

  • Julian Zyla

Fasadë pallati në Tiranë nga Helidon Gjergji

Fasadë pallati në Tiranë nga Helidon Gjergji

Artisti shqiptar i artit bashkëkohor Helidon Gjergji krijon duke përdorur stile dhe mediume të ndryshme. Veprat e karrierës së tij përfshijnë piktura, grafika, video arti, si dhe instalacione të shumta artistike për brenda galerive apo për mjedise publike. Krijimet e artistit, me banim në Nju Jork, janë ekspozuar në shtete të ndryshme si në Suedi, Gjermani, Shqipëri, Francë, SHBA dhe Itali, ku ai ka marrë pjesë dhe në Biennalen e Venecias. Helidon Gjergji është gjithashtu lektor në Universitetin New School të Nju Jorkut. Në një intervistë në studiot e Zërit të Amerikës në Nju Jork me kolegun Julian Zyla, ai flet për artin e tij, një nga elementët karakteristikë të të cilit është aparati i televizorit.

XS
SM
MD
LG