Lidhje

Rrëzohet helikopteri në Afganistan, dy të vrarë


Zyrtarët e NATO-s thanë se dy pjesëtarë të koalicionit u vranë gjatë rrëzimit të një helikopteri në pjesën lindore të vendit

Zyrtarët e NATO-s thanë se dy pjesëtarë të koalicionit u vranë gjatë rrëzimit të një helikopteri në pjesën lindore të vendit dhe se po zhvillohen hetime për këtë incident. Sipas njoftimeve të para, në atë zonë nuk ka aktivitet nga forcat armike.

Po sot, në një sulm në jug të vendit u vra një ushtar i NATO-s, por Aleanca nuk i ka njoftuar emrat e viktimave të sotme. Këtë vit në Afganistan janë vrarë 170 trupa të NATO-s.

Në një intervistë që dha dje në televizionin ABC, Sekretari Mbrotjes Leon Paneta foli për planet e administratës mbi pakësimin gradual të operacioneve ushtarake në Afganistan deri në fund të vitit 2014.

Po dje, presidenti afgan Hamid Karzai dënoi një sulm ajror të koalicionit, për të cilin zyrtarët thanë se vrau një familje me 8 anëtarë.
XS
SM
MD
LG