Lidhje

Mbeturinat e helikopterit amerikan mund të jenë inspektuar nga inxhinierët kinezë


Mbeturinat e helikopterit amerikan mund të jenë inspektuar nga inxhinierët kinezë
Mbeturinat e helikopterit amerikan mund të jenë inspektuar nga inxhinierët kinezë

Zyrtarët amerikanë thonë se ka mundësi që inxhinierët kinezë të jenë lejuar të inspektojnë mbeturinat e helikopterit amerikan të pakapashëm nga radarët, që u rrëzua gjatë operacionit për vrasjen e Osama bin Ladenit.

Zyrtarët amerikanë thonë se shërbimi pakistanez i zbulimit i lejoi inxhinierët të fotografonin helikopterin, i cili përmbante teknologji të veçantë për të shmangur radarët.

Forcat amerikane të përfshira në sulmin e 2 majit u përpoqën ta shkatërronin helikopterin i cili u përplas në një mur të kompleksit të bin Ladenit në Abbotabad, por pjesa fundore e tij mbeti e paprekur.

Pakistani ka lidhje të ngushta me Kinën dhe la të kuptohej menjëherë pas operacionit se Kina do të lejohej të studionte mbeturinat e helikopterit.

XS
SM
MD
LG