Lidhje

Hendeku mes Veriut dhe Jugut në Itali, i vështirë për t’u kapërcyer

  • Henri Rixhuell

Hendeku mes Veriut dhe Jugut në Itali, i vështirë për t’u kapërcyer

Hendeku mes Veriut dhe Jugut në Itali, i vështirë për t’u kapërcyer

talia është një nga vendet me pabarazitë më të mëdha ekonomikë në Evropë. Veriu, me qytete si Milano dhe Torino sjell pjesën më të madhe të prodhimit kombëtar të vendit ndërsa përshtypja për jugun është se atje vetëm pushohet dhe është territori i krimit të organizuar. Megjithatë disa analistë thonë se jugu i Italisë ka burime të konsiderueshme të pashfrytëzuara që mund ta nxjerrin vendin nga kriza ekonomike.

Gomat e rrotave priten në fabrikën Pirelli në Milano, gati për t’u vënë në provë. Është imazhi I së ardhmes në industrinë italiane. Pirelli sa ka bërë publike shifra shumë pozitive për fitimet e 9 muajve të fundit: afro 50 për qind më shumë sesa në vitin 2010.

Presidenti Marko Tronketi Provera është krenar për trashëgiminë 140 vjecare të kompanisë. Por ai thotë se burimi I fitimeve është jashtë Italisë.

“Ne jemi një kompani globale kështuqë kemi koken dhe zemrën në Itali. Por mbi 90 për qind e produkteve tona dhe aktivitetit prodhues është në pjesë të tjera të botës. Zhvillimi i Evropës po ngadalësohet dhe ky është fakt”.

Emra të famshëm si Gucci, Versace dhe Prada e kanë qendrën në Milano. Grupi tregëtar I mallrave të luksit Altagamma parashikon se rritja e shitjeve në Azi do të kapë shifrën 16.5 për qind për vitin që vjen. Shkëlqimi I këtushëm është I gënjështërt po të kesh parasysh krizën ekonomike në Itali.

“Borokracia, sistemi ynë I drejtësisë janë shumë të ndërlikuara. Gjithcka është e ngritur në bazë të një sistemi të vjetëruar që duhet ta ndryshojmë”, thotë zoti Provera I Pirellit.

700 kilometra në Jug të Milanos është Napoli. Prodhimi kombëtar bruto në Jug është sa gjysma e atij të Veriut.

Analistët thonë se rajoni ka vuajtur nga dekada mungesash në investim, megjithëse Fondi I Zhvillimit I Bashkimit Evropian ka hedhur miliarda Euro për këtë rajon.

Giampiero Gallo, profesor ekonomie në Universitetin e Firences thotë se mungesa e ekuilibrit e ka zhvendosur vëmendjen.

“Në një farë mënyre, polarizimi mes veriut dhe jugut I ka dhënë veriut një farë sigurie tek ideja se faji për problemet në vend është diku tjetër”.

Salvatore Miele drejton biznesin e familjes, Vincenzo Miele Transport në portin e Napolit, duke transportuar konteinerë në gjithë Italinë dhe në shumë vende të botës.

“Krahasuar me pjesën tjetër të Italisë, burokracia këtu në jug ngadalëson cdo gjë dhe kjo po bllokon rritjen. Jugu I Italisë është neglizhuar nga politikanët dhe elita në pushtet. Kështuqë ritmi ynë është më i ngadaltë”.

Italia e jugut ka reputacion të keq për krimin e organizuar. Miele thotë se është me fat që nuk ka pasur pasoja.

“Nëse u japim të rinjve shpresa për të ardhmen, kriminaliteti do të bjerë. Mundësitë në Jug të Italisë janë të jashtëzakonshme, ne kemi shumë burime për të rinjtë. Ne duhet t’I ndihmojmë të gjejnë punë që të ndërtojnë një të ardhme”.

Napoli dhe Milano: dy qytete dhe dy skaje të ekonomise italiane. Analistët thonë se nëse Italia I rikthehet rritjes ekonomike dhe del nga kriza, hendeku mes veriut dhe jugut duhet të kapërcehet.

XS
SM
MD
LG