Lidhje

Ish-futbollisti amerikan Aaron Hernandez vetëvritet


Ylli i futbollit amerikan Aaron Hernandez u gjet i vdekur në qelinë e burgut në shtetin e tij Massachusetts.

Ai po kryente dënimin me burgim të përjetshëm për një vrasje për të cilën ai akuzohej se kishte kryer në vitin 2013. Autoritetet thanë se ish lojtari i skuadrës Patriots u gjet i vetëvrarë me varje. Ai mbahej në një qeli i vetëm; trupi i tij u dërgua në spital, ku mjekët vërtetuan se kishte vdekur.

Të premten e kaluar ai u lirua nga një tjetër akuzë, për vrasje të dyfishtë në vitin 2012, pasi u gjet i pafajshëm.

Hernandez ishte një lojtar i talentuar i futbollit amerikan dhe pat luajtur me skuadrën Patriots të Bostonit nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG