Lidhje

Lucca, qeni hero i ushtrisë amerikane


Një qen i shërbimit ushtarak amerikan që ka shpëtuar jetët e mijëra trupave duke nuhatur eksplozivë, u nderua me urdhërin më të lartë të trimërisë nga një organizatë bamirëse britanike për kafshët.

Gjashtë vjet shërbimi aktiv me më shumë se 400 patrullime. Me çdo parameter, Lucca i ka shërbyer vendit të saj.

Ajo është stërvitur të nuhasë municione dhe eksplozivë dhe ka mbrojtur jetët e mijëra trupave aleate dhe amerikane.

Trajneri i saj, oficeri i marinës amerikane Christopher Willingham, ka punuar bashkë me të në Irak dhe Afganistan:

"Është mjaft e zgjuar dhe besnike. Kujtoja se dija gjithçka për të por kur je me një qen në një zonë luftarake dhe kalon shtatë ditë të javës me të për shtatë muaj, e kupton thellësinë e lidhjes midis një qeni dhe trajnuesit të tij.”

Lucca ishte aq e mirë saqë gjatë çdo patrullimi të saj nuk pati asnjë viktimë.

Në misionin e saj të fundit në mars të vitit 2012 ajo zbuloi një bombë 14-kilogramëshe në anë të rrugës. Ndërsa po kërkonte për pajisje të tjera, bomba e dytë u aktivizua. Lucca humbi një nga këmbët e para dhe pësoi djegie të rënda në kraharor.

Trajnuesi i saj në atë kohë ishte tetari Juan Rodriguez:

“E pashë Luccan dhe ndërsa mundohesha të ndaloja rrjedhjen e gjakut e inkurajoja duke i thënë – çdo gjë do të shkojë mirë Lucca, do t’ja hedhësh.

Brenda 10 minutash një helicopter Medevac e çoi Lucca-n në operacion. Këmba iu pre por ajo e mori veten.

E liruar tashmë nga roli i saj, 12-vjeçarja Lucca jeton tani në Kaliforni me oficerin Willingham. Të dy udhëtuan për në Londër ku Lucca mori medaljen Dickin për trimëri në betejë. Është qeni i 67 që nderohet me medaljen që daton që nga lufta e dytë botërore:

“Më e rëndësishme është se është një qen i mbarë që i pëlqen të relaksohet, të shtrihet në divan, të shëtisë me familjen dhe jo më në patrullime luftarake.”

Një hero i dekoruar, po gëzon tani një pension të mbarë.

XS
SM
MD
LG