Lidhje

Filmi Heroi, fitues i Festivalit të Filmit Shqiptar në Nju Jork


Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që banorët e zonës e njohin si “Heroi”, pas luftës humbet vendin e punës si mësues në shkollën e një fshati dhe nuk arrin të gjejë një punë tjetër, megjithë përpjekjet e tij të shumta. Vështirësitë e këtij personazhi dhe ato të familjes së tij në luftën me varfërinë përbëjnë historinë mbi të cilën është ndërtuar filmi Heroi, që në muajin gusht pati premierën në Festivalin prestigjoz të Montrealit. Këtë javë, filmi Heroi korri një tjetër sukses, duke fituar Festivalin e Filmit Shqiptar në Nju Jork. Filmi - me regji dhe skenar të Luan Kryeziut - fitoi gjithashtu çmimin për skenarin më të mirë dhe atë për aktoren më të mirë. Fituesit Luan Kryeziu dhe Adriana Morina u intervistuan në studiot e Zërit të Amerikës në Nju Jork nga kolegu Julian Zyla.

Filmi Heroi, fitues i Festivalit të Filmit Shqiptar në Nju Jork
please wait

No media source currently available

0:00 0:07:37 0:00

XS
SM
MD
LG