Lidhje

Specialistët, vdekjet nga heroina mund të shmangen

  • Carolyn Weaver

Përdorimi i heroinës dhe mbidoza vdekjeprurëse e saj, që duket se ishte shkaku i vdekjes i aktorit Philip Seymour Hoffman, janë në nivele epidemike në Shtetet e Bashkuara. Specialistët e varësisë nga droga thonë se tragjedi të tilla mund të shmangen, sepse programet efektive të trajtimit ekzistojnë.
Ndërsa vazhdon hetimi për overdozën e heroinës së aktorit Philip Seymour Hoffman, ekspertët thonë se varësia nga heroina është kthyer në një epidemi dhe nuk është më kryesisht droga e më të varfërve.
Numri i përdoruesve të heroinës në Shtetet e Bashkuara pothuajse është dyfishuar që nga viti 2007, duke arritur në 669 mijë dhe tani numri i atyre që vdesin nga drogat e ligjshme dhe të paligjshme, është më i madh sesa i atyre që vdesin nga aksidentet rrugore.
Një nga arsyet kryesore, thonë ekspertët, janë të rinjtë e klasë së mesme në të 20at dhe të 30-at që kanë krijuar varësi tek ilaçet për dhimbje dhe pastaj fillojnë heroinën.
James Hunt është agjent për divizionin e Nju Jorkut të Administratës për Kontrollin e Drogave.
Allegra Schorr drejton Grupin Mjekësor West Midtown, një qendër rehabilitimi në Manhattan.
“Njerëzit në fillim përdorin një ilaç për qetësimin e dhimbjeve dhe pak nga pak, kur bëhet e shtrenjtë blerja e tyre, sepse shtohet doza e përdorimit, ata kalojnë tek heroina. Është diçka që ndodh me shumë shpejtësi”.
Dr. Stuart Kloda, një specialist për varësinë nga ilaçet, vë në dukje se ata që heqin dorë nga heroina dhe pastaj i rikthehen asaj, janë veçanërisht të ekspozuar ndaj mbidozës vdekjeprurëse.
“Kështu, nëse në fund të varësisë së parë, kur vendos të heqësh dorë, mund të ishe duke përdorur 5 paketa heroinë dhe pas dy muajsh, fillon të injektosh heroinë përsëri dhe vendos që të përdorësh përsëri 5 paketa, rreziku për mbidozë është shumë i madh sepse trupi yt nuk e toleron dot atë sasi aq të madhe ilaçi”.
Ai dhe Schorr thonë se tragjeditë si ajo e Hoffmanit janë të panevojshme, sepse kurat që kombinojnë zëvendësimin e drogës me si metadona dhe Suboxone, me terapi janë efektive.
“Ne e dimë që mjekimi dhe terapia janë përgjigjia dhe kjo është vërtetuar nga studime të panumërta. Për ne që punojmë në këtë fushë, është shumë e trishtueshme që të dimë që ne kemi trajtimin e duhur për këtë epidemi dhe njerëzit po kërkojnë një zgjidhja pa e ditur që ekziston, por në fakt e vërteta është se përgjigje ka”.
Ndërsa policia bënte arrestime lidhur me vdekjen e Hoffmanit, autopsia nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, por heroina që ka përdorur Hoffmani nuk ishte prerë me fentanil, një lëndë e fuqishme përgjegjëse për një sërë mbidozash vdekjeprurëse kohët e fundit.
XS
SM
MD
LG