Lidhje

Hetimet për drogën: Avion në Gjadër në 2012


Komisioni parlamentar i mbetur vetëm me përfaqësuesit socialistë miratoi raportin ku ngre akuza ndaj qeverisë së mëparshme. PD reagon: Përfundime qesharake

Në Shqipëri komisioni hetimor parlamentar i ngritur për akuzat mbi përdorimin e bazave të ushtrisë për trafikun e lëndëve narkotike deklaroi sot se ka prova se gjatë vitit 2012-2013 në aerodromin e Gjadrit në veri të vendit te jenë ulur avionë të vegjël privat. Raporti i komisionit është hartuar vetëm nga anëtarët e shumicës. Opozita e cila e ka braktisur komisionin, reagoi duke i quajtur qesharake përfundimet e tij. Komisioni u bazua gjerësisht në dëshminë e një ish ushtaraku të Gjadrit apo dhe në fakte të tjera si mungesa në librin e shërbimeve të cdo aktiviteti në bazë gjatë periudhës së dyshuar
Hetimet për drogën
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:05 0:00

Komisioni parlamentar hetimor u ngrit me kërkesën e shumicës pas akuzave të opozitës sipas të cilave tetorin e viti 2013 dhe në marsin e 2014 në aerodromin e Gjadrit, bazë e ushtrisë që nuk përdoret më për qëllime fluturimesh, ishin ulur avion privat për të kryer trafik të lëndëve narkotike. I mbetur vetëm me përfaqësuesit e shumicës, komisioni miratoi sot raportin përfundimtar, sipas të cilit hidhen poshtë si të paprovuara akuzat e opozitës, dhe ngrihet një akuzë e re se një trafik i tillë, është realizuar, sipas konkluzioneve, në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe muajt e parë të 2013

“Gjetjet e këtij komisioni hedhin poshtë akuzat për implikim të forcave të armatosura dhe bazave të saj në trafikun e lëndëvë narkotike pas 15 shtatorit të vitit 2013. Gjetjet e kkomisionit vënë në pah se si ky trafik ka nisur të lulëzojë me bashkëpunimin pasiv apo aktiv të struktrave shtetërore që nga niveli bazë i Forcave të armatosura deri në nivelet më të larta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më gjerë“, deklaroi drejtuesja socialiste e komisionit Ermonela Felaj.

Komisioni është mbështetur gjerësisht në dëshminë e një ish ushtaraku të Gjadrit i pyetur nga policia ushtarake në tetorin e shkuar, i cili ka treguar për raste të konkrete të uljes së një avioni privat në të cilin ngarkoheshin pakë të mbështjella me natribant. Pjesë të dëshmisë u lexuan nga deputetja Felaj: “Janë pyetur personat e gjetur në bazë se cfarë po bënin në një bazë ushtarake. Dhe përgjigja ka qenë se po bënin stërvitje në luftën kundër narkotikëve dhe se ishin të SHIK-ut. Kur komandanti i truprojës u ka thënë se po vjen përgjegjësi, njëri prej tyre u ka thënë se ne jemi të SHIK-ut dhe kanë ikur“.

Ish ushtaraku citohet të ketë ka deklaruar se ka parë avionin edhe 4-5 herë të tjera, por se nga eprorët i është thënë, sipas dëshmisë, që të mos merret me këtë cështje, ndërsa më pas ai është transferuar.Dyshime të forta sipas zonjës Felaj ngre fakti se për periudha të ndryshme kohore nuk janë mbajtur shënim lëvizjet në aerodrom, sic kërkon rregullorja e ushtrisë: “Nuk është mbajtur asnjë shënim, ose me satë janë zhdukur të gjitha shënimet për të gjithë hyrjet, daljet, lëvizjet e trupave, mjeteve, uljet ngritjet e avionëve të ndodhura në Gjadër. Zhdukja në mënyrë të dukshme dhe të qëllimshme të të gjithë dokumentacionit të shërbimit për një periudhë të gjatë kohe, ngre dyshimin e arsyeshëm e të bazuar se në aerodromin e Gjadrit po zhvillohej veprimtari e paligjshme“.

Sipas zonjës Felaj, aerodorimit të Gjadrit i ishte dhënë statusi i një rezerve të ushtrisë ndërsa numri i personelit në ruajtje të tij ishte reduktuar ndjeshëm. Ajo tha gjithashtu se që nga 2009 nga Aviacioni civil, janë dhënë cdo vit qindra leje për avionë privat, ndërkohë që ka patur lëvizje të paautorizuara apo pa leje fluturimi.

Partia demokratike i cilësoi sot qesharake përfundimet e komisionit hetimor: “Partia Demokratike përsërit kërkesën se vetëm një hetim serioz për trafikun e drogës do të nxjerrë përgjegjësitë politike dhe do të parandalojë këtë dramë të madhe për vendin tonë“, deklaroi zëdhënësja Laura Vorpsi.

Për këtë cështje ka nisur edhe një hetim i prokurorisë së Krimeve të rënda. Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, tha pak ditë më parë se ka prova konkrete, ndonëse nuk saktësoi se cilës periudhë i takonin.
XS
SM
MD
LG