Lidhje

Hetime për “video të papërshtatshme” në aeroplanmbajtësen USS Entreprise

  • Zëri Amerikës

Hetime për “video të papërshtatshme” në aeroplanmbajtësen USS Entreprise

Hetime për “video të papërshtatshme” në aeroplanmbajtësen USS Entreprise

Marina amerikane tha dje se është duke hetuar njoftimet për realizimin e “videove të papërshtatshme” në aeroplanmbajtësen bërthamore USS Entreprise.

Në numrin e së shtunës të gazetës “Virginian Pilot” thuhej se videot që u shfaqën për ekipin prej 6 mijë anëtarësh të aeroplanmbajtëses, përfshinin skena me gra që pretendojnë se bëjnë dush bashkarisht dhe oficerë që përdorin fyerje kundër homoseksualëve.

Marinarët thanë në një intervistë për gazetën, se oficeri ekzekutiv i anijes në atë kohë, Owen Honors, ishte producenti dhe ai vetë ka intrepretuar në videot në fjalë në vitet 2006 dhe 2007. Honors është tani kapiteni i aeroplanmbajtëses Enterprise.

Një zëdhënës i marinës amerikane tha se marina nuk i miraton dhe as i dënon këto lloj veprimesh.

XS
SM
MD
LG