Lidhje

Hetimet për vrasjen e të riut zezak


Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se ka filluar hetimet për vrasjen e një të riu zezak nga një banor që patrullonte lagjen në kuadër të organizimeve vullnetare të lagjes.

Autoritetet thonë se do të kryejnë hetime të plota rreth vrasjes së 17 vjeçarit Trayvon Martin, i cili po kthehej nga një dyqan ku kishte blerë çaj dhe disa biskota. Vrasja ndodhi muajin e kaluar në veri të Orlandos, në qytezën Sanford, nga 28 vjeçari George Zimmerman, i cili mori në telefon policinë duke thënë se kishte parë një person të dyshimtë në lagjen e tij.

Policia i tha atij të mos e ndiqte të riun. Më pas disa banorë të tjerë të lagjes, morrën në telefon policinë duke thënë se kishin dëgjuar një sherr, dikë që thërriste për ndihmë dhe një të shtënë. Personi që kreu vrasjen, me origjinë hispanike, tha se u ndje i kërcënuar dhe veproi për t’u vetëmbrojtur.

Policia thotë se ai nuk është arrestuar pasi autoritetet nuk kanë ndonjë arësye për të dyshuar në fjalët e tij. Rasti ka ngjallur protesta. Kundërshtarët thonë se hapja e zjarrit nuk ishte e justifikuar dhe kanë kërkuar arrestimin e Zimmerman-it.

XS
SM
MD
LG