Lidhje

Hetimi i ushtrisë izraelite: Zjarri mbi flotiljen në Gaza, i justifikueshëm

  • Zëri Amerikës

Në Izrael, një hetim ushtarak arriti në përfundimin se forcat e armatosura izraelite bënë gabime serioze gjatë përgatitjes dhe kryerjes së sulmit vdekjeprurës ndaj anijes me ndihma drejt Gazës në muajin maj. Por në raport thuhet se përdorimi i armëve të zjarrit nga komandot ishte i justifikuar.

Në incident u vranë 9 aktivistë turq pro-palestinezë, të cilët po çonin ndihma, në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite në territorin palestinez.

Grupi hetimor arrin në përfundimin se pati gabime profesionale dhe operacionale në nivele të larta, si përsa i përket grumbullimit të informacioneve, edhe në procesin e marrjes së vendimit, por nuk ka patur neglizhencë.

Hetimi ushtarak zyrtar arriti në përfundimin se ushtria dështoi në përgatitjen siç duhet për mundësinë që trupat mund të ndesheshin me rezistencë të dhunshme gjatë operacionit.

Izraeli thotë se trupat vepruan për t'u vetëmbrojtur kur hapën zjarr ndaj anijes së ndihmave me pasagjerë në bord, për të cilët ata thanë se i sulmuan kur po zbrisnin në anije.

Sulmi izraelit shkaktoi zemërim të madh ndërkombëtar ndaj Izraelit dhe thirrje për zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar, por Izraeli i ka hedhur poshtë këto kërkesa.

XS
SM
MD
LG