Lidhje

Hetuesit rus kërkojnë dënim më të ashpër për një çift amerikan që kishte adoptuar një fëmijë rus


Hetuesit rus kërkojnë dënim më të ashpër për një çift amerikan që kishte adoptuar një fëmijë rus
Hetuesit rus kërkojnë dënim më të ashpër për një çift amerikan që kishte adoptuar një fëmijë rus

Hetuesit rus po kërkojnë dënim më të ashpër për një çift amerikan të shpallur fajtor për vdekjen e djalit të tyre shtatë vjeçar të adoptuar nga Rusia.

Një gjykatë në shtetin amerikan të Pensilvanisë dënoi Michael dhe Nanette Craver të premten me 19 muaj burg që tashmë e kanë kryer.

Ministria e jashtme ruse e kritikoi sot vendimin si të papërgjegjshëm, ndërsa komisioni federal rus i hetimeve tha se do të kërkojë një arrest ndërkombëtar për çiftin dhe do të punojë për të provuar se vrasja ishte e qëllimshme.

Çifti Cravers u akuzua për vrasje të paqëllimshme në Shtetet e Bashkuara pasi djali i tyre i adoptuar vdiq nga një dëmtim në tru në një spital në vitin 2009.

Prokurorët e akuzuan çiftin për rrahje dhe abuzim të fëmijës, pasi mjekët që thanë në trupin e tij u gjetën shenja të zeza dhe të çara. Por familja argumentoi se djali kishte sindromën e fetusit të alkolizuar dhe probleme të tjera që e bënë të plagosej vetë.

XS
SM
MD
LG