Lidhje

SHBA: Një akrobat ecën me sukses mbi një tel mbi Kanionin e madh


Daredevil Nik Wallenda gives a thumbs-up sign as he nears the end, after walking on a two-inch (5-cm) diameter steel cable rigged 1,400 feet (426.7 metres) across more than a quarter-mile deep remote section of the Grand Canyon near Little Colorado River
Daredevil Nik Wallenda gives a thumbs-up sign as he nears the end, after walking on a two-inch (5-cm) diameter steel cable rigged 1,400 feet (426.7 metres) across more than a quarter-mile deep remote section of the Grand Canyon near Little Colorado River
Në Shtetet e Bashkuara, akrobati Nik Wallenda realizoi me sukses ecjen e rrezikshme mbi tel në një pjesë që lidh dy shkëmbinj të lartë të Kanionit të Madh.

Ai e kreu ecjen e frikshme mbi një tel në lartësinë rreth 430 metra mbi Lumin Kolorado në më pak se 23 minuta, pa rrjetë sigurie dhe ndërsa frynte një e erë, e cila lëkundëte telin 5 centimetërsh prej çeliku, ku ai kalonte.

Ndërsa realizonte këtë akrobaci të rrezikshme, dëgjohej që ai lutej gjatë të gjithë kohës. Kur arriti në anën tjetër të shkëmbit, Wallenda puthi tokën, ndërsa spketatorët duartrokitën për suksesin e tij në këtë garë të rrezikshme.

E gjithë gara u transmetua drejtpërdrejt nga kanali televiziv amerikan Discovery Channel. 34-vjeçari Nik Wallenda, që vetëquhet “Mbreti i ecjes mbi tel në lartësi të mëdha”, është anëtar i një familjeje akrobatësh për shtatë breza, që njihet si “Walendat fluturues”.

Disa nga anëtarët e familjes së tij, përfshirë stërgjyshin, janë rrëzuar, duke humbur jetën gjatë garës. Vitin e kaluar, Wallenda, shënoi një ecje historike, duke u bërë personi i vetëm që ecën mbi tel në lartësitë e shkëmbinjve në të dy anët e Kataraktit të Niagarës.
XS
SM
MD
LG