Lidhje

Hillari Klinton anulon udhëtimet për shkak të vdekjes së nënës së saj


Hillari Klinton anulon udhëtimet për shkak të vdekjes së nënës së saj

Hillari Klinton anulon udhëtimet për shkak të vdekjes së nënës së saj

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton e anuloi një udhëtim për në Londër dhe Turqi, për shkak të vdekjes së nënës së saj 92-vjeçare.

Zonja Klinton e anuloi që mbrëmë udhëtimin, kur gjendja shëndetësore e së jëmës u rëndua. Fondacioni Klinton e bëri të njohur sot vdekjen e Dorothy Rodham.

Dje zonja Klinton foli dje para Këshillit amerikano-turk në Washington. Ajo tha se Turqia duhet ta forcojë demokracinë, në se dëshiron të bëhet një vend me potencial të plotë ekonomik dhe në arenën ndërkombëtare.

Ajo tha se ekonomia e fuqishme turke mbështetet tek shkëmbimi i lirë i ideve dhe tek sundimi i ligjit. Zonja Klinton tha se SHBA shspresojnë se procesi i reformës kushtetuese të Turiqisë do të përfundojë me një dokument i cili respekton të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave.

XS
SM
MD
LG