Lidhje

Sekretarja Klinton në Singapor


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thotë se tani që luftës në Afganistan po i vjen fundi, Amerika po përpiqet t’i japë një shtytje interesave të veta ekonomike në mbarë botën.

Zonja Clinton i bëri këto komente gjatë një vizite në Singapor. Ajo vlerësoi lart rëndësinë e politikës së jashtme tek rritja ekonomike e vendeve të botës. Sekretarja e Shtetit u përpoq të largonte shqetësimet lidhur me të ashtuquajturën “katastrofë fiskale” në Shtetet e Bashkuara, që ka të bëjë me rritjen e madhe të taksave dhe shkurtimet buxhetore. Pas një takimi me Presidentin dje, ligjvënësist demokratë dhe ata republikanë u zotuan të arrijnë një marrëveshje, për të shmangur katastrofën financiare.

Zonja Clinton, e cila do të marrë pjesë në takimin e Azi-Paqësorit në Kamboxhia, së bashku me presidentin Obama, tha se “nuk duhen vënë kurrë në pikëpyetje besimi i plotë dhe ndihma e Shteteve të Bashkuara”.

Zonja Clinton tha se përgjigja ndaj kërcënimeve ka për të qenë gjithmonë në qendër të politikës së jashtme amerikane, por nuk mund të jetë e vetmja çështje e politikës së jashtme të Washingtonit. Ajo shtoi se Washingtoni po përpiqet të ribalancojë ekonominë globale, në mënyrë që amerikanët të eksportojnë më tepër, aziatikët të importojnë më tepër, për të shmangur krizën financiare dhe për të ndërtuar klasën e mesme.
XS
SM
MD
LG