Lidhje

Znj. Klinton - trajtim me hollues gjaku


Në një deklaratë të hënën vonë, mjekët thanë se shëndeti i sekretares Klinton është duke bërë përparim të shkëlqyer

Mjekët që po trajtojnë sekretaren e shtetit Hillary Clinton thonë se ajo ka një pllakëz gjaku të mpiksur në hapësirën mes trurit dhe kafkës, por nuk ka pasuar hemoragji në tru apo ndonjë tjetër dëmtim neurologjik.

Pllakëza e mpiksur e gjakut u zbulua gjatë një analize mjekësore që ajo kreu mbas një tronditjeje që pati në mes të muajit dhjetor, kur humbi ndjenjat si pasojë e një virusi të stomakut.

Zonja Clinton u shtrua në një spital të Nju Jorkut ditën e djelë dhe po mjekohet me barna kundër mpiksjes së gjakut.

Mjekët publikuan dje një njoftim ku thuhej se ajo po bën “përparim të dukshëm” dhe shprehën besim se shëndeti i zonjës Clinton do të përmirësohet plotësisht.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG