Lidhje

Sekretarja Clinton kthehet në punë


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u kthye në punë sot pasi u kurua nga një mpiksje gjaku në kokë që e detyroi të kalonte tre netë në spital.

Një fotografi e Departamentit të Shtetit tregon zonjën Clinton në një takim me ndihmës sekretarët e saj. Zonja Clinton nuk zhvilloi takime publike. Ajo ka në plan të takohet të enjten me presidentin afgan Hamid Karzai, i cili do të vizitojë Uashingtonin.

Sekretarja Clinton doli nga spitali javën e kaluar, pas një muaji shqetësimesh shëndetësore që përfshinë një virus në stomak dhe një tronditje në tru që pësoi pasi i ra të fikët.

Edhe gjatë kohës që nuk vinte dot në zyrë, zonja Clinton ka qëndruar në kontakt me telefon me personelin e saj dhe disa zyrtarë të huaj.
XS
SM
MD
LG