Lidhje

Hillary Clinton gëzon mbështetje të lartë


Anketa të kohëve të fundit tregojnë se demokratja Hillary Clinton mbetet një kandidate e fortë për Shtepinë e Bardhë pavarësisht pikëpyetjeve lidhur me praktikat për grumbullim fondesh nga Fondacioni Clinton dhe përdorimi nga ajo i emailit privat ndërsa shërbente si sekretare shteti. Ndërkohë, në krahun republikan janë gjashtë kandidatë, që kanë filluar zyrtarisht fushatat.

Gjatë një vizite në Las Vegas, objektivi i zonjës Clinton ishte imigracioni dhe mbështetja e saj që imigrantët ilegalë të kenë mundësi të marrin nënshtetësinë:

“Deri më sot, asnjë kandidat republikan, nuk e ka mbështetur hapur marrjen e nënshtetësisë.”

Anketat e fundit tregojnë për rënien e besimit të votuesve për shkak të praktikave të grumbullimit të fondeve nga Fondacioni Clinton dhe debateve për emailin e saj privat.

Por duket që demokratët do ta mbështesin zonjën Clinton, thotë analisti John Fortier:

“Ajo gëzon mbështetje të fuqishme nga partia dhe udhëheqësit e tjerë, si dhe nga ata që dhurojnë fonde për partinë. Kjo është një pozitë e fuqishme për të.”

Por, pas më shumë se 20 vitesh në skenën amerikane, zonja Clinton mund të përaballet me sfida në zgjedhjet e përgjithshme, thotë eksperti Charlie Cook:

“Një njëfarë pike do të përballet me vetveten. Duhet të tregojë se i përket shekullit 21. Duhet të jetë më e orientuar për të ardhmen, se sa të kaluarën.”

Ndërkohë, kandidatët republianë po shtohen. Kirurgu ne pension, Ben Carson, u bë i pari afrikano-amerikan që futet në garën presidenciale 2016:

“Është koha që njerëzit të ngrihen dhe të rimarrin qeverinë.”

Ish shefja e kompanisë Hewlett Packard Carly Fiorina u bë e para grua që ju bashkua konkurentëve republikanë:

“Qeveria duhet të pasqyrojë drejtuesin e saj.”

Po ashtu edhe ish guvernatori i Arkasas Mike Huckabee u bë kandidati i gjashtë që i bashkohet fushatës republikane.

“Na u premtua shpresë, po ishin vetëm fjalë. Na duhet ai ndryshim që do të trasformojë Amerikën nga shpresa tek arritjet.”

Pritet që edhe kandidatë të tjerë të futen në garë, përshi dy republikanët që kryesojnë nëpër anketa, ish guvernatori i Floridës Jeb Bush dhe guvernatori i Uiskonsin Scott Walker.

XS
SM
MD
LG