Lidhje

Clinton: Rusia të tërheqë trupat nga Abkazia dhe Osetia e Jugut

  • Scott Stearns

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton thotë se administrata e presidentit Obama po vazhdon të nxisë Rusinë që të tërheqë trupat e saj nga republikat gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Sternas njofton nga porti i Batumit në Detin e Zi, ku sekretarja Clinton u takua me udhëheqësit gjeorgjianë për të diskutuar për çështjet e mbrojtjes, demokracisë dhe investimeve.

Sekretarja Clinton thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.

“Ne jemi kundër pushtimin nga Rusia dhe militarizimit të territorit të Gjeorgjisë dhe i kemi bërë thirrje Moskës që të përmbushë detyrimet sipas marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2008, ku përfshihet tërheqja e forcave ruse në pozicionet që ishin përpara konfliktit dhe lejimi i futjes së ndihmave humanitare”.

Trupat ruse mbeten në Abkazi dhe Osetinë jugore, asnjëra prej të cilave nuk njihen si republika autonome nga shumica e komunitetit ndërkombëtarë.

Zonja Clinton thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Gjeorgjia e kanë thelluar bashkëpunimin e tyre në çështjet e mbrojtjes, duke forcuar si sigurinë edhe pjesmarrjen e saj me trupa në Afganistan, pasi forcat gjeorgjiane përbëjnë shumicën e forcave jo pjestare të NATO-s në këtë vend.

Mbas bisedimeve me kryeministrin Nika Gilauri, sekretarja Clinton tha se çështja kyçe për të ardhmen e Gjeorgjisë është konsolidimi i arritjeve demokratike , çka do t’a sjellë më pranë Bashkimit Europian dhe NATO-s. Ajo tha se zgjedhjet parlamentare të këtij viti dhe zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm janë mundësi për të forcuar legjitimitetin e institucioneve demokratike në sytë e votuesve gjeorgjianë dhe botës.

“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Gjeorgjisë që të sigurojnë se fushata elektorale do të jetë konkurruese dhe se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme si ditën e votimeve edhe në muajt deri në zgjedhje. Krijimi i një grupi pune për t’u marrë me ankesat që kanë lidhej me zgjedhjet është një hap i mirë”.

Kufizimet në mandat nuk e lejojnë presidentin Mikhail Sakashvili që të kandidojë për t’u rizgjedhur, por ka spekulime që ai ndoshta kërkon të bëhet kryeministër.

Sekretarja Clinton thotë se gjeorgjianët hynë në histori me revoulcionin e Trëndafiltë kundër parregullsive në zgjedhjet e vitit 2003. Por pjesa më e vështirë dhe më e rëndësishme sipas zonjës Clinton, është në të ardhmen, dhe kjo është ndërtimi i praktikave dhe traditave që krijojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të demokracisë.

“Kjo do të thotë që jo vetëm të zhvillohen zgjedhje të suskesshme, por të ndërtohen edhe shtyllat bazë të demokracisë siç janë e drejta e punësimit, pavarësia e gjyqsorit, si dhe pavarësia e angazhimi i medias”.

Ajo thotë se këto reforma shkojnë përtej politikës duke përfshirë edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ndërsa Gjeorgjia vazhdon të forcojë përgjegjshmërinë, transparencën dhe sundimin e ligjit, ju do të shihni se do të ketë një interes më të madh për investime në ekonominë tuaj”.

Vizita e zonjës Clinton në rajonin e Kaukazis jugore përfshin edhe ndalesat e saj në Armeni dhe Azerbaixhan, për të cilat ajo ka shprehur shqetësim për dhunën përgjatë zonës kufitare mes dy vendeve që nga përfundimi i luftës së Nagorni Karabakut në vitin 1994.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG