Lidhje

Hillary Clinton ka numrin e duhur për emërimin


Ish sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po hyn në histori si gruaja e parë që fiton emërimin si kandidate e pritshme për presidente e një partie kryesore politike. Ajo ka siguruar shumicën e delegatëve të nevojshëm për të mposhtur rivalin e saj, senatorin e Vermontit, Bernie Sanders.

Hillary Clinton ka numrin e duhur për emërimin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00

​Zyrtarisht, Hillary Clinton pritet ta marrë emërimin si kandidate e partisë demokrate vetëm në kuvendin e partisë muajin e ardhshëm në Filadelfia, por ajo ka siguruar shumicën e 2,383 delegatëve të nevojshëm për të mposhtur senatorin e Vermontit Bernie Sanders.

Zonja Clinton u tregua e kujdesshme në deklaratën që bëri mbrëmë gjatë një mitingu afër Los Anxhelesit.

“Dua t’ju them se, sipas njoftimeve, jemi në prag të një momenti historik të paparë, por ne ende po punojmë, apo jo? Kemi gjashtë zgjedhje nesër dhe do të luftojmë shumë për çdo votë, veçanërisht këtu në Kaliforni."

Duke mos përfillur njoftimet për numrin e delegatëve, senatori Sanders paralajmëroi një fitore të madhe në zgjedhjet paraprake në Kaliforni dhe pesë shtete të tjera, dhe premtoi të vazhdojë deri në fund luftën e tij për emërimin.

"Nëse ka një numër të madh votuesish, nëse punëtorët dhe të rinjtë dalin të votojnë për të kërkuar një qeveri që na përfaqëson të gjithëve dhe jo vetëm “një përqind”, ne do të fitojmë nesër. Në se ne fitojmë këtu në Kaliforni, në Dakotën e Jugut, të Veriut, Montana, Nju Meksiko dhe Nju Xhersi, do të shkojmë në kuvend me një vrull të jashtëzakonshëm."

Zëdhënësi i zotit Sanders, Michael Briggs publikoi një deklaratë ku thuhet se Hillary Clinton mund të pretendojë shumicën vetëm nëse numërohen qindra të ashtuquajtur superdelegatë, që ndonëse tani mbështesin zonjën Clinton, janë të lirë të ndryshojnë mendim para kuvendit.

Zoti Briggs tha se fushata e zotit Sanders do të fillojë punën për të bindur superdelegatët se senatori veteran është kandidat më i fuqishëm për t’u përballur me miliarderin Donald Trump, në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

E marta është dita e fundit e procesit të zgjedhjeve paraprake ku vendoset për gati 851 delegatë.

XS
SM
MD
LG