Lidhje

Hillary Clinton, kandidatja më e preferuar


Sondazh i Universitetit Quinnipiac: Ish-sekretarja e shtetit gëzon mbështetje më të madhe se çdo demokrat apo republikan për në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016

Hillary Clinton është kandidatja më e preferuar e amerikanëve ndër kandidatët e mundshëm për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Rezultatet e një sondazhi kombëtar nga Universiteti Quinnipiac tregojnë se ish-sekretarja e shtetit gëzon mbështetjen e 61 përqind të demokratëve, në krahasim me 11 përqind mbështetje për nënpresidentin Joe Biden dhe 7 përqind për senatoren nga shteti Masaçusets Elizabeth Warren.

Anketa tregon gjithashtu se zonja Clinton udhëheq edhe mes sfiduesve republikanë.

Në mes të sfiduesve republikanë, senatori amerikan Rand Paul nga Kentaki ka mbështjetjen e 17 përqind të republikanëve të anketuar, guvernatori i Nju Xhersit Chris Christie 13 përqind, dhe senatori Marco Rubio nga Florida 12 përqind.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG