Lidhje

Hillary Clinton “krenare” për arritjet si kryediplomate


Hillary Clinton shkruan në një libër të ri se është “krenare” për arritjet e saj si sekretare shteti.

Libri i zonjës Clinton, Hard Choices,”Zgjedhje të vështira”, del më 10 qershor, ndërsa shtohen spekullimet për një kandidim të mundshëm prej saj në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Në shënimet e autorit, që u publikuan sot, zonja Clinton pranon se do të dëshironte t’u kthehej edhe një here disa vendimeve që kishte marrë në periudhën si diplomatja e lartë e SHBA. Por ajo shton se qeveria duhet të kishte bërë më shumë pas sulmeve terroriste të vitit 2001, pas luftrave në Irak dhe në Afganistan dhe recesionit ekonomik.

Kritikët thonë se zonja Clinton nuk shënoi arritjet e nevojshme në 4 vitet kur drejtoi Departamentin e Shtetit. Republikanët, po ashtu kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si ajo i trajtoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2012, ku u vranë katër amerikanë në qytetin libian të Bengazit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG