Lidhje

Hillary Clinton: ShBA do të çojnë ambasadën e tyre në Birmani


Shtetet e Bashkuara kanë shpallur planet për përmirësimin e marrëdhënieve me Birmaninë, në vazhdën e masave që ka marrë vendi drejt demokracisë, përfshirë edhe zgjedhjet parlamentare të së djelës.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se Uashingtoni do të veprojnë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Birmaninë, duke caktuar ambasadorin e tij në Rangun. Ai do të ngrejë gjithashtu në Birmani një mision të agjencisë amerikane për zhvillimin ndërkombëtar që do të mbështesë programet e zhvilimit të Kombeve të Bashkuara.

Sekretarja Clinton tha se Shtetet e Bashkuara kanë në plan të mbështesin organizatat private amerikane për aktivitete të ndryshme jo fitimprurëse në Birmani për të nxitur zhvillimin. Krahas kësaj, tha ajo, Uashingtoni do të lejojë udhëtimet në Shtetet e Bashkuara të disa zyrtarëve dhe parlamentarëve birmanezë.

Zonja Clinton tha se disa sanksione dhe kufizime do të mbeten në fuqi për individë dhe institucione që janë në anën e gabuar të përpjekjeve historike për reforma.

XS
SM
MD
LG