Lidhje

Shpejtësia mbi normën, shkak i aksidentit në Himarë


Aksident automobilistik në Shqipëri
Aksident automobilistik në Shqipëri

13 persona, mes tyre 11 studente të universitetit të Elbasanit, humbën jetën

Në Tiranë, policia njoftoi sot se shpejtësia mbi normën ka qenë shkak i aksidentit në Himarë i cili i mori jetën 13 personave mes të cilëve 11 studente të universitetit të Elbasanit.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, 26 studente të tjera mbetën të plagosura, disa prej të cilave mjaft rëndë.

Dy prej tyre u nisën sot pasdite drejt Austrisë për të marrë një mjekim më të specializuar ndërsa gjendja e studenteve të tjera duket më e stabilizuar.

Autobusi me të cilin ato po udhëtonin drejt Sarandës doli nga rruga duke rënë poshtë në një greminë nga një lartësi prej disa dhjetra metrash.
XS
SM
MD
LG