Lidhje

70-vjetori i Hiroshimës


Japonia po shënon 70 vjetorin e bombardimit bërthamor amerikan në Hiroshimë. Bomba në Hiroshimë u pasua nga hedhja e një tjetër bombe bërthamore në qytetin port Nagasaki që çoi në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Dhjetëra mijëra njerëz mbajtën një minutë heshtje ndërsa këmbanat ranë në Parkun Përkujtimor të Paqes, pranë epiqendrës së bombardimit në Hiroshimë.

Honoka Sasaki ka ardhur nga Tokioja.

“Ne kemi nevojë për të kujtuar Hiroshimën dhe Nagasakin. Përndryshe, kjo mund të ndodhë përsëri në të ardhmen. Brezi i ri si unë duhet ta dijë se çfarë ka ndodhur dhe t’ua kalojë atë brezave të ardhshëm. Unë kam ardhur këtu të lutem për ata që humbën jetën."

Kremtimet solemne, ku morën pjesë disa ish dëshmitarë të bombardimeve, po shoqërohen me kërkesa të përsëritura në Japoni për eliminimin e armëve bërthamore.

“Në veçanti, këtë vit shënohen 70 vjet që nga bombardimet bërthamore. Në takimin e Traktatit mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje përfundimtare. Japonia do të vazhdojë të bëjë thirrje për bashkëpunimin e vendeve që kanë armë bërthamore dhe atyre që nuk kanë, dhe unë jam i vendosur për të rritur përpjekjet për të patur një një botë pa armë bërthamore," tha kryeministri Shinzo Abe.

Bomba në Hiroshima u pasua nga një sulm tjetër me bombë në qytetin port Nagasaki ku u vranë më shumë se 200 mijë njerëz.

Japonia u dorëzua më pak se një javë pas sulmit në Nagasaki, gjë që shënoi edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG