Lidhje

Një autore shkruan tekste shkollore interesante

  • Shelley Schlender

Shumë shpesh, shkolla nënkupton libra voluminozë, shpesh të mërzitshëm, që nxënësit duhet të shfletojnë gjatë çdo viti shkollor. Volumi dhe formati i librave mund të fshehë faktin se shpesh ka shumë gjëra interesante brenda tyre. Që nxënësit të mund t’i lexojnë me qejf këto fakte interesante, një ish-gazetare po përpiqet ta bëjë historinë dhe shkencën sa më pak të mërzitshme.

Skllavëria dhe Lufta Civile janë pikat e diskutimit sot në shkollën Graland të Denverit. Nxënësit thonë se klasa përfshin gjëra të tjera interesante, falë planit mësimor. Kjo orë quhet “Historia Jonë”.

“Është një ndryshim i madh sigurisht. Nuk e kupton sa po meson kur e lexon, pasi të mban të angazhuar”, thotë Ryan Gaghen, një nxënës në shkollën tetëvjeçare.

“Më bën të dua të vazhdoj të lexoj në vend që të them – o sa mirë që e mbarova’ ashtu siç bëj me librat e tjerë shkollorë”, thotë William Forbes, një nxënës tjetër.

Për të shkruar librat e saj shkollorë të vlerësuar nga kritika, Joy Hakim mënjanoi protokollin e botimit, që kërkon bashkëpunimin e një komisioni autorësh. Ajo është autorja e vetme.

“Kur mendon për librat që pëlqen, librat letrarë, është autori ai që flet me lexuesin. Veçanërisht dikush që ka një farë pasioni. Unë kujdesem për atë që shkruaj".

Për të redaktuar librat e saj, Hakim punësoi ekspertë të lartë, dhe pagoi nxënës të vlerësonin tekstet e saj, duke vënë notën B për ato që ishin të mërzitshme.

Mbi të gjitha, Hakim ndoqi traditën e vjetër të shpjegimit përmes historive, si në një libër shkollor për shkencën:

"15 vjeçari Albert Einstein është në vështirësi. Ai po përpiqet të mbarojë shkollën e mesme në Gjermani, por e urren shkollën, një vend strikt dhe me rregulla. Për më tepër, prindërit e tij janë zhvendosur në Itali. Ata mendojnë se ai duhet të rrijë sa të mbarojë shkolla", shkruhet në libër.

Einstein i ri përjashtohet nga shkolla, dhe askush sot nuk e di arsyen por një letër nga shkolla jep një shpjegim të fuqishëm. ‘prania jote në klasë është përçarëse dhe ndikon te nxënësit e tjerë.

Albert Einstein u bë një nga shkencëtarët më të njohur. Nxënësit thonë se u pëlqejnë historitë e zonjës Hakim rreth fëmijëve, si Einsteini, që nuk u dorëzua.

“Historia që më ka pëlqyer më shumë është ajo e luftës civile mes viteve 1855 në 1865. Kapitulli i Shtatë flet për Abraham Lincolnin dhe si ai nga një fëmijë fshati u bë president. Është frymëzuese të shohësh sesi dikush nga një vend i vogël mund të bëjë gjëra aq të mëdha”, thotë nxënësi Josiah Davis.

Tregimet ndihmojnë edhe mësuesen e historisë Beth Gaffga. Për shembull kur ajo flet për periudhën e rindërtimit pas luftës civile amerikane që Hakim e quan periudha ‘e pashpresë dhe shpresëdhënëse.’

“U kërkoj nxënësve të bëjnë parashikime. Çfarë do të jetë e pashpresë. Çfarë do të jetë shpresëdhënës. Çfarë është e tmerrshme dhe çfarë është fisnike. Fjalitë tuaja na bëjnë të mendohemi dhe kjo më pëlqen”, thotë mësuesja e historisë Beth Gaffga.

Për fëmijët dhe historitë që i bëjnë njerëzit të mendojnë, Hakim po shkruan një seri të re rreth evolucionit dhe biologjisë.

XS
SM
MD
LG