Lidhje

Qyteza Hoboken nën pasojat e stuhisë Sandy

  • Greg Flakus

Një prej komuniteteve më të prekura nga stuhia Sandy ishte qyteti i vogël Hoboken, në buzë të lumit Hudson. Banorët e këtij qyteti punojnë në anën tjetër të lumit në Nju Jork dhe jetojnë në këtë qytezë duke shijuar qetësinë e saj. Por gjatë stuhisë Sandy, shumica e qyteti është nën ujë. Përmbytjet nuk kursyen as hekurudhën që lidhte Hobokenin me Nju Jorkun. Qyteti i vogël tashmë po ndihmohet si nga qeveria edhe nga sektori privat, por duket se do të duhen muaj që të mëkëmbet sërish.

Zhurma e gjeneratorëve me benzinë për prodhimin e energjisë elektrike dhe era e rëndë e grumbujve të plehërave në cep të rrugëve, kjo është e përditshmja e re e qytetit Hoboken.

Në rrugët kryesore, ku ka ardhur energjia elektrike, janë hapur disa prej dyqaneve e restoranteve, por pamja e qiellgërvishtësve të Nju Jorkut që ndodhet përtej lumit Hudson, tërheq ata që punojnë në të por që ende nuk mund të shkojnë dot atje.
Kryetarja e bashkisë së qytetit Hoboken Dawn Zimmer siguroi një grumbull njerëzish përpara bashkisë së qytetit se Agjencia Qeveritare për Menaxhimin e Situatave, e njohur si FEMA, po ndihmon për rivënien në punë të shërbimeve, si energjia elektrike .

“FEMA është pjesë e e arsyes se përse ne ishim në gjendje që të vinim në punë nënstacionet më shpejt se zakonisht. Fema ka qenë pjesë e bashkëpunimit mes sektorit publik e privat”.

Punonjësit e FEMA-s, të ndihmuar nga vullnetarë të rinj nga i gjithë vendi, janë në H
Hoboken për të ndihmuar njerëzit për ta kaluar këtë situatë.

Davidi është tregtar; ai kërkon ndihmë për të mbushur formularët e kërkesave. Davidi zotëron një kompani ushqimore e cila humbi të gjithë inventarin kur u pre energjia elektrike.

“Dritat erdhën, por unë kisha shumë artikuj në frigorifer që u prishën”.

Përfaqësuesja e FEMA-s, Maryanne Ludwig, thotë se kjo është pjesë e punës që agjencia po kryen këtu.

“Ne quhemi Ndihma për Individin, pasi ne ndihmojmë individët. Kemi edhe ekipe për ndihmën publike që po punojnë nëpër qytet”.

Firmat private gjithashtu janë të përfshira, mes tyre edhe firmat vendase PSE dhe G, të cilat kanë ngritur një tendë në qendrën e Hobokenit dhe ofrojnë kafe, pika për karikimin e baterive të celuarëve si dhe ndihmë për çështjet që kanë të bëjnë me energjinë elektrike.

Por banorët vetë po punojnë më së shumti këtu, duke pastruar shtëpitë dhe ndërtesat e përmbytura. Banorët e Nju Xhërsit kanë një qëndrim të mirë në këtë situatë, sipas Sofia Efrenovit, vullnetare me organizatën Americorps:

“Janë njerëz me energji pozitive. Mund ta ndjesh moton që thuhet për ta “Xhërsi i fortë”.

Megjithë ndihmën e qeverisë dhe sektorit privat, banorëve të Hobokenit do t’u duhen muaj përpara se të rimëkëmbin krejtësisht qytetin e tyre.
XS
SM
MD
LG