Lidhje

Holanda fiton 2 me 1 me Sllovakinë, kualifikohet për në çerekfinalet

  • Zëri Amerikës

Holanda fitoi 2 me 1 me Sllovakinë duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Botës që po zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Arjen Robben, i cili u aktivizua sot për herë të parë në ndeshjet e Botërorit për shkak të një tërheqje muskulore, shënoi në minutën e 18 pas një gjuatje nga rreth 20 metra.

Pas një rasti të mirë për sllovakët në minutën e 67, kur portjeri holandez Maarten Stekelenburg, nuk lejoi që topi të hynte në rrjetë, ishte Wesley Sneider që shënoi golin e dytë për Holandën, që siç rrodhi loja, u bë goli vendimtar për t’u siguruar portokallinjve fitoren. Sneider shënoi pas një pasi brenda zonës nga Dirk Kuyt.

Robert Vittek, i Sllovakisë, arriti të shënojë golin e vetëm, atë të ngushëllimit për Sllovakinë, në minutën e 94, pas një penalltie të shkaktuar nga ndërhyrja e portjerit Stekelenburg ndaj Martin Jakubkos.

Sllovakia nuk ishte në gjendje të organizonte një lojë sulmuese ashtu siç arriti të kualifikohej për në 16-she duke mundur 3 me 2 dhe skualifikuar ish kampionen e botës, Italinë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG