Lidhje

Hollande: intensifikim i goditjeve ndaj ISIS


Presidenti francez Francois Hollande tha sot se goditjet ajrore kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik do të intensifikohen në muajt në vazhdim. Zoti Hollande i bëri komentet para trupit diplomatik francez, pas takimit që zhvilluan dje zyrtarë të lartë të shtatë vendeve perëndimore në Paris për të diskutuar strategjinë ushtarake kundër ISIS.

Franca ka bashkuar forcat me Shtetet e Bashkuara për të kryer goditje ajrore kundër ISIS në Irak dhe Siri. Por presidenti francez tha se paqja do të arrihet vetëm pas largimit nga pushteti të Presidentit Bashar al-Assad.

Zoti Hollande tha se strategjia e vendeve aleate kundër Shtetit Islamik varet nga çlirimi i qytetit Raka në Siri dhe Mosulit në Irak, ku ekstremistët kanë vendosur qendrat e tyre komanduese.

XS
SM
MD
LG