Lidhje

Shtypi francez: Holandë në një marrëdhënie të re


Revista franceze "Closer" shkruante sot se Presidenti francez Francois Hollande ka një marrëdhënie intime me një aktore filmash. Zoti Hollande paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër revistës për shkelje të privacisë.

Revista e përjavshme, e përqendruar tek lajmet për jetën e njerëzve të famshëm botoi shtatë faqe me fotografi vajtje-ardhjesh para një kompleksi apartamentesh në Paris, për të mbështetur akuzat.

Aktorja Gayet, një përkrahëse e Partisë Socialiste, e mbështeti hapur kandidatin e atëhershëm Hollande në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Avokatët e saj nuk kanë bërë ndonjë koment, por në mars të vitit të kaluar ajo depozitoi një ankesë për shkelje të privacisë pas zërave për një marrëdhënie me zotin Hollandë.

Presidenti francez është në një marrëdhënie me ish-gazetaren Valerie Trierweiler, e cila luan rolin e një zonje të parë. Ai ka katër fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme me ish-kandidaten presidenciale Segolene Royal.
XS
SM
MD
LG