Lidhje

Holandë: Urdhër arresti për dy të dënuar si bashkëpunëtorë të nazistëve


Holandë: Urdhër arresti për dy të dënuar si bashkëpunëtorë të nazistëve
Holandë: Urdhër arresti për dy të dënuar si bashkëpunëtorë të nazistëve

Qeveria holandeze ka lëshuar urdhër arresti në Evropë për dy persona të lindur në Holandë të cilët u dënuan si bashkëpunëtorë të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që vazhdojnë të jetojnë të lirë në Gjermani që prej gjashtë dekadash.

88-vjeçari Klaas Carel Faber u dënua në vitin 1947 për vrasje dhe ndihmë armikut gjatë luftës kur Holanda ishte e pushtuar nga nazistët. Dënimi me vdekje iu ul më vonë në burgim të përjetshëm para se të ikte më 1952 për në Gjermani, ku kishte shtetësinë që u ishte dhënë ish-pjesëtarëve të SS-it nazist.

Ligji gjerman ndalon ekstradimin e shtetasve të Gjermanisë.

Prokurorët holandezë thanë sot se vendosën që të përpiqen për kthimin e Faberit në Holandë, duke përdorur një sistem të ri të urdhrave të arrestit në Evropë, meqë përpjekjet gjermane për ta ndjekur ligjërisht në vendin e tij të ri dështuan për shkaqe teknike ligjore.

Ekspertët thonë se nuk është e sigurt nëse sistemi i ri i udhër-arresteve mund të zbatohen në rastin e Faberit.

XS
SM
MD
LG