Lidhje

SHBA: Holder pyetet për skandalet e brendëshme

  • Cindy Saine

Regjistrimi i telefonatave të Associated Press dhe vënia në shënjestër të grupeve konservatore nga agjencia e taksimit

Prokurorit të Përgjithshëm, Eric Holder, iu bënë pytje të forta dje nga anëtarët e Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve për regjistrimin e telefonatave të gazetarëve të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe për vënin në shënjestër të grupeve konservatore Tea Party nga agjencia e taksimit. Kjo duket se ka qënë një javë e vështirë për Prokurorin e Përgjithshëm dhe Presidentin Barak Obama.

Presidentit Obama po i bëhen pyetje për dy skandale në vend dhe presioni ndaj anëtarëve kryesore të Kabiniteti nga Kongresi po shtohet.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë kanë shprehur indinjatën e tyre me punonjësit e agjencisë së taksimit që kanë vënë në shënjestër grupe konservatore të Tea Party, të cilët kishin aplikuar që të përjashtoheshin nga taksat. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, sugjeroi se në këtë çështje mund të ketë patur edhe veprimtari kriminale.


“Agjenicia e taksimit e pranoi se ka vënë në shënjestër konservatorët, edhe nëse Shtëpia e Bardhë flet me ‘nëqoftëse’. Pyetja ime nuk është e kush do të japë dorëheqjen. Pyetja ime është se kush do të shkojë në burg për këtë skandal?”

Në një dëshmi të mëparëshme në Dhomën e Përfaqësuesve, Prokurori i Përgjithshëm Holder premtoi se departamenti i tij do të hetonte pa pasione agjencinë e taksave dhe individët përgjegjës.


‪"Faktet do të na çojnë kudo që të na çojnë”.

Departamenti i Drejtësisë kërkoi telefonatat e dy muajve të gazetarëve dhe redaktorëve të Associated Press, por Holder u tha ligjvënësve se nuk mund t’u përgjigjej pyetjeve pasi ishte tërhequr nga procesi në fillim të hetimeve për rrjedhjen e informatave të sigurisë kombëtare lidhur me parandalimin e një komploti terrorist në Jemen.


‪"Nuk kam dijeni për arsyet e kërkimit në formën e paraqitur, thjesht sepse nuk jam pjesë e kësaj çështjeje”.

Disa ligjvënës republikanë thonë se kanë vënë re një prirje tek administrata Obama kur është fjala për skandale.‬


"Nuk duket se pranohet përgjegjësia në Departamentin e Drejtësisë kur bëhen gabime për gjëra të ndryshme”.

Disa ligjvënës demokratë dhe aktivistë të të drejtave civile kanë thënë se kontrolli i telefonatave të gazetarëve mund të ketë një efeket negativ për lirinë e shtypit.

Demokratja Zoe Lofgren nga Kalifornia, tha:


"Dëmi që i është bërë lirisë së shtypit është i madh”.

Ligjvënësit thonë se do të vadhdojnë të bëjnë pyetje, gjë që ka të ngjarë të sjellë disa javë të tjera të vështira për Presidentin dhe Prokurorin e tij të Përgjithshëm.

XS
SM
MD
LG