Lidhje

Ministri i Jashtëm hollandez viziton Shqipërinë

  • Armand Mero

Hollanda nuk ka vendosur ende nëse do të mbështesë rekomandimin e Komisionit europian për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë: këtë e dekaroi sot në Tiranë ministri i Jashtëm hollandes Frans Timmermans në përfundim të bisedimeve me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati. Vendimi përfundimtar duhet të merret në dhjetor nga vendet anëtare. Ministri Timmermans tha se vendi i tij do të shqyrtojë fillimisht raportin e progresit përpara se të marrë një vendim. Ministri Bushati ashtu si dhe Kryeministri Edi Rama i kërkuan atij mbështetjen e Hollandës në favor të statusit.

XS
SM
MD
LG