Lidhje

Një berber i kushtueshëm për François Hollande


Në Francë mediat sociale po ziejnë nga komentet për një stil të ri flokësh të presidentit François Hollande, pas njoftimit të një gazete satirike se stilisti i tij paguhej shumë për t’u kujdesur për kreun e shtetit. Qeveria e konfirmoi se stilisti merrte rreth 9.800 euro në muaj.

Gazeta satirike Le Canard enchaîné zbuloi se stilisti i presidentit Hollande është paguar rreth 9,800 euro në muaj për të qenë në dispozicion të tij 24 orë.

Njoftimi u konfirmua më vonë edhe nga qeveria franceze. Pagesa për stilistin shkaktoi tronditje në rrugët e Parisit:

"Është çmenduri, 9,800 euro për për të prerë flokët, kjo është e turpshme, sidomos kur bëhet fjalë për t’i prerë atij flokët,” - thotë Astrid.

Disa stilistë të Parisit e pranojnë se një pagesë e tillë ka shkaktuar zilinë e tyre.

"Mendoj se stilisti i tij është shumë me fat, edhe unë do të doja të fitoja aq. Edhe po të fitoja aq para në një vit do të ishte mirë. Taksat tona përdoren keq. Mendoj se është skandaloze,” - thotë stilistja Helene.

Zëdhënësi i qeverisë Stephane Le Foll tha se pagesa vërtet ishte 9,985 euro në muaj, por buxheti i Pallatit Elysee ishte shkurtuar 15 deri në 20 përqind që ka viti 2012, kur zoti Hollande i zuri vendin presidentit të mëparshëm, Nicolas Sarkozy. Ai tha se stilistit i ishte dashur të linte sallonin dhe të vihej në dispozion 24 orë në ditë.

Ky zbulim i medias nuk besohet se mund të rrisë popullaritetin e zotit Hollande, sidomos për shkak të deklaratave që ai bëri gjatë fushatës se, pasi të zgjidhej, do të ishte Zoti Normal.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG