Lidhje

Presidenti i Francës viziton Gjermaninë


Vizita bëhet në kuadër të 50 vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Shën Elizesë, që çimentoi ripajtimin mes dy fuqive evropiane

Presidenti i Francës Francois Hollande ndodhet në Berlin ku u takua me presidentin e Gjermanisë Joachim Gauck dhe kancelaren Angela Merkel. Vizta bëhet në kuadër të 50 vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Shën Elizesë, që çimentoi ripajtimin mes dy fuqive evropiane. Kancelarja Merkel tha se Gjermania dhe Franca kanë në plan të punojnë së bashku për të hartuar një së propozimesh që synojnë përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Bashkimin Evropian ndërsa kontinenti përballet me një krizë borxhesh. Zonja Merkel tha se të dy vendet janë të ndërgjegjëshme për përgjegjësinë e madhe që kanë për t’i dhënë fund krizës dhe për të mundësuar rritjen ekonomike.
XS
SM
MD
LG