Lidhje

Presidenti Hollande ndahet nga e dashura


Presidenti francez Francois Hollande thotë se është ndarë nga e dashura Valerie Trierweiler, me të cilën shoqërohej prej shtatë vjetësh, pasi media njoftoi se ai kishte marrëdhënie me një aktore.

Zoti Hollande e njoftoi ndarjen nga e dashura dje, dy javë pasi një artikull në një revistë sensacionesh njoftoi se Presidenti kishte marrëdhënie me aktoren Julie Gayet, e cila është thuajse 20 vjet më e re se zoti Hollande.

Presidenti 59 vjeçar nuk ishte martuar me 48 vjeçaren Treirweiler, një gazetare e njohur me të cilën bashkëjetonte që nga viti 2006. Ajo kishte marrë rolin e Zonjës së Parë të Francës pas zgjedhjes së tij në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG