Lidhje

Hollivudi ndihmon muzetë


Për vite me radhë, objektet e skenave të filmave dhe të kulturës pop kanë tërhequr vizitorët në ekspozita muzesh. Pantoflat e kuqe të Dorothesë nga filmi The Wizard of Oz janë gjëra q ë duhen parë për shumë njerëz që vizitojnë Muzeun Kombëtar Smithsonian të Historisë Amerikane. Një model i anijes së hapësirës Enterprise nga seriali i viteve ’60 Star Trek ishte për shumë vjet në Muzeun e Hapësirës. Por disa muze po bëjnë një hap më tej. Siç na shpjegon korespondentja e Zërit të Amerikës Faiza Elmasry, muzetë po përfitojnë nga interesimi i publikut duke krijuar ekspozita rreth filmave për të treguar histori të vërteta.

Argo është një film politik që ka fituar çmim Oscar, rreth një operacioni të fshehtë të drejtuar nga agjenti i CIA-s Tony Mendez, që rezultoi në shpëtimin e gjashtë diplomatëve amerikanë të cilët ishin fshehur në ambasadën kanadeze në Teheran.

Argo është tema e një ekspozite në Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington, ku njerëzit mund të shohin foto të vërteta dhe dokumente rreth operacionit.

“Tony dhe Jenna Mendez, të dy themelues të Muzeut, sollën ekspertizën dhe historinë e tyre me CIA-n për të treguar historinë e Argo, II, atë që ndodhi me të vërtetë më 1979 dhe 1980.”

“Habitem që po e shoh këtu. Më bëhet qejfi që e pashë filmin.”


Ekspozita të tjera të lidhura me filmat në Muzeun e Spiunazhit janë Exquisitely Evil: 50 Years of Bond’s Villains (rreth armiqve të James Bondit) dhe The Americans, një dramë televizive e suksesshme.

“Kemi një ekspozitë që tregon jo vetëm detajet e personazheve të emisionit, por historinë e Luftës së Ftohtë që sot po e shohim çdo ditë në titujt e lajmeve.”

Në muzeun për gazetarinë, Newseum, gjendet një ekspozitë rreth komedisë së vitit 2004, Anchorman.

Aktori Will Ferrell luan rolin e Ron Burgundy, një prezantues i viteve ’70 në një stacion televiziv të San Diegos, i cili herë pas here grindet me kolegen e tij.
Ekspozita tërhoqi vëmendjen e vizitorit Jim Mulvaney.

“Habitem që i kushtuan kaq rëndësi dhe mbajtën shumë nga objektet e skenave të filmit. Më pëlqen se më kujton pjesë komike të filmit.”

Zëdhënësi i Newseum Jonathan Thompson thotë se vizitorët shohin edhe anën zbavitëse por edhe atë serioze të biznesit të lajmeve.

“Gratë në redaksi diskriminoheshin jo vetëm në vitet ’70, por edhe më parë. Gjatë 30-40 viteve të fundit, gratë kanë përparuar shumë në këtë fushë.”

Maggie Stogner, profesore filmi dhe artesh në Universitetin Amerikan në Uashington, thotë se edhe muzetë dhe Hollyvudi përfitojnë nga kjo prirje e përhapur.

“Kjo i jep Hollivudit një tjetër mundësi për ta dërguar materialin që ata krijojnë në vende të tjerë, që ta shohin njerëz të tjerë të cilët përndryshe nuk do ta shihnin.”

Partneriteti ndërmjet Hollyvudit dhe muzeve, thotë zonja Stogner, është vetëm një shembull se si mund të zgjerohen kufijtë për të zbuluar mënyra të reja dhe emocionuese për të angazhuar publikun.
XS
SM
MD
LG