Lidhje

Përdorimi i teknologjisë në Hollywood

  • Elzabeth Lee

Telefonat inteligjentë dhe kompjuterat tabletë janë bërë aq popullorë sa që tani ata janë pjesë e jetës së përditshme për shumë njerëz në mbarë botën. Këto pajisje gjithashtu kanë nxitur një rritje të madhe të krijimit të programeve të shumta për to. Hollywood-i ka filluar të shfrytëzojë këtë lloj teknologjie për të krijuar fitime të reja. Matt Kozlov është duke jetuar një ëndërr.

“Tani unë po punoj me disa nga heronjtë e fëmijërisë sime diçka që shumë njerëz nuk arrijnë ta realizojnë”.

Ai është duke punuar me këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez dhe regjisorin e filmave John Woo.

Zoti Kozlov nuk është një lojtar tradicional në Hollywood. Ai është një nga drejtuesit kryesorë të Moonshark, një kompani e re e cila prodhon lojëra për telefonat inteligjentë.

“Tregu i lojërave tani ka rritje shumë të madhe. Tani ne mund të punojmë me qindra e miliona pajisje. Dhe këto pajisje i kanë kthyer fëmijët 8 vjeçarë dhe nënat 40 vjeçare në përdorues të këtyre lojërave, si kurrë më parë”.

Zoti Kozlov thotë se ndërkohë që konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin nga qindra e mijëra programe të ndryshme lojërash, kompania Moonshark ka një përparësi të veçantë.

“Ne jemi e vetmja kompani celulare e lojrave që mbështetet nga një agjenci”.

Moonshark mbërshtetet nga një prej agjencive më të mëdha të talentit, Creative Artists Agency, e njohur si CAA. Ajo përfaqëson disa nga yjet më të mëdha të Hollivudit, dhe është në partneritet me kompaninë Qualcomm, e cila është e specializuar në teknologjinë pa kabëll, duke i bërë realitet projeketet e Moonshark.

“Pengesa më e madhe e kompanive celulare të lojrave është dalja në treg. Pra mënyra se si njerëzit mësojnë për produktet e kompanisë sepse tregu është i stërmbushur me kompani dhe produkte të tilla. / / Ne pasi marrim një telefon celular brenda një jave fillojmë me shqyrtimin e ideve për krijimin e një “top liste” të këngëve më popullore. Pak njerëz mund ta bëjnë këtë”.

Jennifer Lopez është bashkë-prodhuese e programit të parë të kompanisë Moonshark, që është një lojë vallëzimi e quajtur Dance Pad. Ajo konsulton për lëvizjet e vallëzimit dhe ndihmon në promovimin e lojës.

Matt Mazzeo i companisë CAA thotë se kjo agjenci talenti nuk merret vetëm me gjetjen e punëve ose negocimin e kontratave për aktorët dhe atletët, ajo gjithashtu ndihmon njerëzit e famshëm të angazhohen në internet.

“Gjithnjë e më shumë klientët e agjencisë mendojnë për aspektin dixhital të punës dhe duhet të mendojnë për këtë pjesë të punës së tyre pasi ajo lidhet me aspektin afat-gjatë të karrierës së tyre”.

CAA-ja ka themeluar pesë kompani të teknologjisë së lartë. Ajo nxjerr idetë, gjen njerëzit që bëjnë punën dhe përdor kontaktet e saj për të mbledhur fonde për kompanitë që janë në hapat e parë të zhvillimit.

“Klientët tanë do të vazhdojnë të lëvizin në fusha krejtësisht të reja të tregimit të historive dhe mënyra të reja të shpërndarjes së tyre”.

Regjisori i filmave ndërkombëtarë John Woo po punon me kompaninë Moonshark për krijimin e një loje ndërvepruese që pritet të dalë në treg në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG