Lidhje

Filmi “127 orët” i regjisorit Danny Boyle, historia e alpinistit Aron Ralston

  • Penelope Poulou

Filmi “127 orët” i regjisorit Danny Boyle, historia e alpinistit Aron Ralston

Filmi “127 orët” i regjisorit Danny Boyle, historia e alpinistit Aron Ralston

Në filmin “ 127 Hours” – “ 127 orët”, regjizori Danny Boyle, fitues i çmimit Oscar me filmin Slumdog Millionaire, na ofron një vëzhgim rrënqethës të aventurës së vërtetë të një alpinisti. Gjatë një ngjitjeje nëpër shkëmbinj në vitin 2003 në Utah, Aron Ralston ngeci në një kanion të izoluar për 127 orë, me një shkëmb të madh që i kishte zënë poshtë krahun e djathtë. Duke përballuar vdekjen, ai preu me një thikë të çfardoshme krahun e tij. Regjizori Boyle jep në film, orët e agonisë së personazhit dhe momentin e shpëtimit të tij.

Dhimbja e Aron Ralstonit, është e dukshme. Teksa koha kalon, vuajtja e tij shtohet nga i nxehti, dehidratimi ekstrem dhe vdekja e pritshme. Për dy orë publiku është i mbërthyer me Aronin.

“U mbushën 24 orë që jam i ngecurë këtu. Kam vetëm 150 milimetra ujë, që duhet të më mbajë gjallë deri nesër në darkë, nëse jam me fat”.

Këto komente janë bazuar në monologjet dhe mesazhet e vërteta që Aron Ralston linte për familjen e tij në kameran dixhitale, teksa ishte i bllokuar në shpellë.

James Franko ofron një interpretim kompleks të Aron Ralston. Ai thotë se personazhi i vërtetë i dha kasetat e regjistruara, për të kuptuar gjendjen e vështirë.

“E pashë atë të ngecur në një vend nga ku ai mund të mos dilte më. Është një moment në jetën e tij kur ai mendon se do të vdesë”.

Regjizori Danny Boyle ka përdorur vendngjarjen natyrale si sfond të filmit të tj. Dikur me besim në vetvehte , Aroni tani është i pashpresë, dhe i pafuqishëm mes shkëmbinjëve të përjetshëm të atij vendi. Pjesa më e madhe e filmit është xhiruar brenda kanionit me personazhin e ngecur mes shkëmbinjve. Kjo, thotë Boyle, ishte një sfidë.

“Rreziku me filmin pa dialog, është se ai mund të kthehet në film të plogësht. Një nga gjërat që mund të bëhen në raste të tilla është muzika”.

Muzika e ankthshme shoqëron imazhet e zymta. Teknika të tjera të përdorura , janë dhe ndryshimet e skenave që tregojnë personazhin kryesor dhe njerëzit e jetës së tij në periudha të ndryshme.

Boyle thotë se personazhi i tij nuk është i vetëm në shpellë. Me sytë e mendjes, ai është i rrethuar nga njerëz që e shtyjnë atë të mbijetojë.

"Çdonjeri ka mjetet e tij që vihen në lëvizje për të marrë vendime të vështira, për tejkalimin e situatave”.

Regjizori tërheq shikuesin në një skenë të gjatë grafike, ku Aroni pret krahun e tij.

“Në libër, atij iu deshën 40 minuta për të prerë krahun e tij. Është diçka që nuk mund të bëhet shpejt, sidomos në rrethanat e veçanta që ai e gjeti vetene, me një thikë të pamprehur”.

Fundi i filmit është dhe më i ngarkuar emocionalisht se fillimi. Jeta mbizotëron mbi vdekjen dhe Aroni vazhdon të jetojë, tashmë një njeri edhe më i plotësuar se më parë.

XS
SM
MD
LG