Lidhje

Homazhe për Presidentin e Venezuelës


Disa nga aleatët e zotit Hugo Chavez, mes tyre presidentët e Argjentinës, Bolivisë dhe Uruguajit, kanë shkuar tashmë në Venezuelë për të marrë pjesë nesër në varrim

Trupi i Presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez, është vendosur për homazhe në një akademi ushtarake deri ditën e varrimit të tij nesër.

Disa nga aleatët e zotit Chavez, mes tyre presidentët e Argjentinës, Bolivisë dhe Uruguaji, kanë shkuar tashmë në Venezuelë, për të marrë pjesë në varrim.

Turma njerëzish kishin dalë dje nëpër rrugët e Karakasit dhe hidhnin lule mbi arkivolin e tij.

Zv/presidenti Nikolas Maduro, i përzgjedhur nga Çavezi ecte përbri arkivolit me një pamje funebre. Çavez vdiq të martën nga kanceri në moshën 58 vjeçare.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një minutë heshte dje për zotin Çavez.

Kuba po mban dy ditë zi kombëtare për vdekjen e Çavezit. Edhe udhëheqësit kinezë dhe iranianë shprehën keqardhjen e tyre për vdekjen e Çavezit.
XS
SM
MD
LG