Lidhje

Të drejtat e homoseksualëve


Çështja e martesave të të njëjtit seks ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë në Uashington. Gjykata e Lartë amerikane dëgjoi argumentet për dy raste që mund të ketë një ndikim të thellë mbi pranueshmërinë ligjore dhe politike të martesave të homoseksualëve në të gjithë vendin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone njofton.

Dy rastet e shqyrtuara nga Gjykata e Lartë për martesat e homoseksualëve tërhoqi mijëra demonstrues paqësorë, shumë prej të cilëve duket të jenë të vetdijshëm se vendimi mund të jetë historik.

Dominic Parisi dhe bashkëshorti i saj, Dan Zimmerman, qëndruan në shkallët e gjykatës për të treguar mbështetjen e tyre për martesat e homoseksualëve.

Parisi thotë se mbështetja para gjykatës u dërgoi një mesazh drejtuesve të qeverisë në Uashington.

“Shoh se vendi ka avancuar shumë më shpejt sesa gjykata. Dhe pastaj sheh pankartën tonë. Ne kemi qënë së bashku për 29 vjet. Në fakt, unë kam ecur më shpjet sesa gjykata për shumë vite, dhe mendoj se ka ardhur koha që gjykata të përgjigjet”.

Anketat e fundit të opinionit public tregojnë një ndryshim dramatik të mendimit për martesat e homoseksualëve gjatë viteve të fundit. Disa anketa të fundit tregojnë se mbështetja për martesat e homoseksualëve është mbi 50 përqind.

Por edhe me ndryshimin në opinionin e publikut, një numër i konsiderueshëm amerikanësh mbeten të rezervuar për idenë e martesave mes të njëjtit seks.

Këto rezerva u shfaqën gjatë argumentave në Gjykatën e Lartë mbi lidhin kalifornez që ndalon martesat e homoseksualëve, të njohur si Propozimi 8.

Disa anëtarë konservativ të Gjykatës së Lartë e panë cështjen me kujdes përfshi gjykatësin Samuel Alito.

"Ju dëshironi që ne të ndërhyjë dhe të marrin një vendim të bazuar në vlerësimin e efekteve të këtij institucioni (të martesave të homoseksualëve), i cili është më i ri se celularët apo Interneti?"

Ndërsa gjykata dëgjoi argumentat, qindra kundërshtarë të martesave të homoseksualëve marshuan jashtë gjykatë, të vendosur për të paraqitur pikëpamjen e tyre se martesa duhet të jetë mes një burri dhe një gruaje.

Peter Sprigg është me organizatën Family Research Council, një grup konservator aktivist në Uashington.

“Ne po përpiqemi të komunikojmë mesazhin se cështja këtu nuk është rreth dëshirës së të rriturve por duhet të jetë rreth nevojave të fëmijëve. Martesa ekziston për t’u sjell dobi fëmijëve, jo për të kënaqur dëshirat e njerëzve”.

Por amerikanët e rinj në veçanti duket ta pranojnë martesën e homoseksualëve dhe kjo mund të ketë një ndikim në shoqëri shumë më gjithëpërfshirës se çdo vendim që mund të marr Gjykata e Lartë për rastet aktuale.

Rasti i dytë para gjykatës përfshin një ligj të vitit 1996 i njohur si Akti i Mbrojtjes së Martesës, i cili e përcakton martesën si një lidhje vetëm midis një burri dhe një gruaje.Ligji gjithashtu ndalon çiftet homoseksuale të marrin një sërë përfitimesh federale që i marrin heteroseksualët martuara.

Paditësi në këtë rast është 83-vjeçarja Edie Windsor. Ajo u detyrua të paguajnë taksa federale për pasurinë e trashëguar nga gruaja e saj, Thea. Por kjo është një taksë që nuk u duhet ta paguajnë bashkëshortët heteroseksuale.

Windsor foli për gazetarët pas dëgjimit të argumentave në lidhje me ndryshimet që ajo ka parë si një amerikane homoseksuale.

“Mendoj se shoqëria është ndërgjegjësuar dhe na trajton tani si qenie njerëzore, si të gjithë. Unë mund të flas tani me ju, mund të flas lirisht. Kjo nuk më kishte ndodhur 10 vjet më pare kur fshihesha nga njerëzit!”

Vendimi i Gjykatës së Lartë në të dyja rastet e martesave të homoseksualëve pritet të merret deri në fund të qershorit. Por sido që të jetë rezultati, mbështetësit e martesave të homoseksualëve që demonstruan para gjykatës thane se kjo javë do të kujtohet si një moment i rëndësishëm në luftën për të drejta të barabarta mes homoseksualëve amerikan.
XS
SM
MD
LG