Lidhje

Evropë: Martesat e homoseksualëve

  • Henri Ridxhuell

Çështja e martesave mes personave të të njëjtit seks ka ndarë shumë vende evropiane, përfshirë Britaninë - ku si mbështetësit ashtu edhe kundërshtarët janë duke ndjekur nga afër zhvillimet në Gjykatën e Lartë amerikane.

Kryepeshkopi i ri i Kantërberit, Justin Welby, u kurorëzua muajin e kaluar. Tashmë kreu i ri i Kishës Anglikane është në mesin e debatit të stuhishëm mbi martesat e homoseksualëve.

"Kisha Anglikane i qëndron besnike pikëpamjes tradicionale të martesës, se ajo është një bashkim mes një burri dhe një gruaje."

Një ish-kryepeshkop i Kantërberit, Lordi Carey, e rindezi debatin gjatë fundjavës së Pashkëve, duke e akuzuar kryeministrin britanik se i është përulur “sekularizmit agresiv” me mbështetjen e tij për martesat e të njëjtit seks. Grupet e të drejtave të homoseksualëve e kritikuan ndërhyrjen e Lordit Carey.

Por komentet e ish-kryepeshkopit ishin në kohën e duhur, thotë Canon Chris Sugden i organizatës Anglican Mainstream.

"Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se janë gjerat jo-materiale që kontribuojnë shumë në shëndetin e shoqërisë, veçanërisht në shëndetin e familjes."

Kreu i ri i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka folur në të kaluarën kundër martesave të të njëjtit seks.
Tetë vende evropiane i njohin këto martesa dhe shumë të tjera po debatojnë për ligje të ngjashme.

Teresa Pires u martua me partneren e saj ditën kur Portugalia, një vend kryesisht katolik, nënshkroi ligjin për martesat e homoseksualve, më 7 qershor të vitit 2010.

"Tani të gjithë e dinë, të paktën në letër, se jemi familje dhe kjo është më e rëndësishmja."

Debati mbi martesat e homoseksualëve e ka ndarë Francën. Demonstruesit pro dhe kundër tyre kanë tërhequr muajt e fundit mijëra vetë në rrugë.

Frédéric Navarro i grupit për të drejtat e homoseksualëve “Act Up Paris” thotë se ligji është tepër i vonuar.

"Ta shikosh homoseksualitetin sikur ne të ishim poshtë shoqërisë, më vjen keq por kjo është diçka e tejkaluar tashmë..."

Në qershor, Gjykata e Lartë amerikane pritet të vendosë mbi një ligj që e përcakton martesën si një lidhje mes një burri dhe një gruaje. Canon Sugden thotë se Evropa po e ndjek çështjen me vëmendje.

"Ajo që nuk ka ndodhur në këtë vend është debati. Të paktën në Amerikë ka patur një projekt ligj për këtë çështje, që ishte i përfshirë në fletët e votimit gjatë zgjedhjeve. Por në Britani nuk ka asnjë propozim, asnjë parti nuk e ngre për diskutim dhe nuk është përmendur as në fjalimet e Mbretëreshës. Kjo është jodemokratike."

Zoti Sugden parashikon se debati mund të ketë edhe ndikime politike, ndërsa përkrahësit tradicionalë të partisë konservatore po e tërheqin mbështetjen e tyre për kryeministrin David Cameron.
XS
SM
MD
LG