Lidhje

Hondurasi njeh Republikën e Kosovës

  • Zëri Amerikës

Hondurasi njeh Republikën e Kosovës

Hondurasi njeh Republikën e Kosovës

Ministria e Jashtme e Kosovës, bëri të ditur se Republika e Hondurasit e ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ky vendim i është kumtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati. Në një njoftim të ministrisë së jashtme të Kosovës, thuhet se të dy ministrat kanë rënë dakord që menjëherë të fillojnë procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Kjo është njohja e parë e pavarësisë së Kosovës pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila vlerësoi se pavarësia e shtteit të ri nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtarë.

Njohja e sotme e con në 70 numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e cila kundërshtohet nga Beogradi.

XS
SM
MD
LG