Lidhje

Vazhdojnë trazirat në Hong Kong


Studentët protestues të Hong Kongut po bëjnë thirrje për një demonstratë masive kundër vendimit të qeverisë për anulimin e bisedimeve mbi reformat elektorale.

Mitingu është në plan të mbahet sonte në darkë, në zonën e qytetit ku protestuesit pro-demokracisë kanë ngritur tendat e tyre që prej rreth 2 javësh.

Autoritetet u tërhoqën nga bisedimet mbrëmë, me argumentin se nuk mund të zhvillohen negociata, ndërsa vazhdojnë protestat, që ata i konsiderojnë të paligjshme.

Vendimi i qeverisë pro-kineze të Hong Kongut ishte në shenjë reagimi ndaj kërcënimeve të udhëheqësve studentorë për shkallëzimin më tej të protestave, në se kërkesat e tyre për reforma demokratike nuk përmbushen.

XS
SM
MD
LG