Lidhje

Vazhdojnë protestat në Hong Kong


Përleshjet në Hong Kong mes protestuesve pro-demokracisë dhe policisë shkaktuan mbylljen e zyrave qeveritare dhe parlamentit.

Qindra protestues pro-demokracisë në Hong Kong u përplasën me policinë ndërsa përpiqeshin të zgjeronin protestat para selisë së qeverisë.

Demonstruesit hynë me forcë mes radhëve të policëve sot herët në një përpjekje për të marrë në kontroll një rrugë kryesore në distriktin Admiralty. Qindra policë të ndërhyrjes së shpejtë u përgjigjën me spërkatës djegës dhe shkopinj gome, duke plagosur disa protestues dhe duke arrestuar të paktën 18.

XS
SM
MD
LG