Lidhje

Përleshje të reja në Hong Kong


Protestuesit pro-democracisë në Hong Kong u përleshën me forcat policore të shtunën në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale.

Pamjet në CNN tregonin forcat policore duke hyrë me forcë dhe duke çarë barrikadën që kishin ngritur protestuesit pranë një ndërtese qeveritare në qendër të distriktit të biznesit. Nuk pati njoftime për të plagosur.

Policia ka paralajmëruar për pasoja të ashpëra, në se protesuesit përpiqen të pushtojnë ndërtesat qeveritare.

Dhjetra mijëra protestues kanë pushtuar disa nga rrugët më të ngarkuara të Hong Kongut për më tepër se një javë, duke penguar trafikun dhe aktivitetin e biznesit. Protestuesit po i bëjnë thirrje Kinës të lejojë zgjedhje demokratike në vitin 2017, si dhe dorëheqjen e shefit ekzekutiv të Hong Kongut, Leung Chun-ying, njeriu i preferuar i Pekinit.

XS
SM
MD
LG