Lidhje

Studentët e Hong Kongut, diskutime me qeverinë


Pas më shumë se një javë protestash që paralizuan pjesë të Hong Kongut, udhëheqësit e studentëve kanë vendosur të diskutojnë me zyrtarët qeveritarë mbi kërkesat e tyre për reforma politike.

Arritja e fundit u shënua pasi demonstratat intensive pro-demokracisë u zbutën sot, duke u dhënë mundësi punonjësve qeveritarë të ktheheshin në zyra.

Në kuadër të marrëveshjes për bisedime, dy palët ranë dakord se qeveria e Hong Kongut do të kërkohej të zbatonte marrëveshjet e arritura gjatë takimeve.

XS
SM
MD
LG