Lidhje

Hong Kong: Bisedimet fillojnë të martën


Qeveria e Hong Kongut thotë se bisedimet me studentët demonstrues ka mundësi të fillojnë të martën, pas netësh përplasjesh mes policisë dhe protestuesve pro-demokracisë që kanë paralizuar pjesë të territorit.

Zyrtarja e lartë e Hong Kongut, Carrie Lam tha se është bërë përparim në përgatitjet për dialogun me studentët.

Para disa ditësh Kryeekzekutivvi i Hong Kongut Leund Chun-ying tha se po përpiqej të gjente rrugë për të rifilluar bisedimet me udhëheqësit e protestave që ngecën në fillim të muajit, pasi qeveria u tërhoq prej tyre.

XS
SM
MD
LG