Lidhje

Hong Kong: Dorëzohen krerët e protestave


Themeluesit e lëvizjes studentore në Hong Kong u dorëzuan në polici për rolin e tyre në organizimin e protestave pro-demokracisë që autoritetet i quajnë të paligjshme.

Tre themeluesit (Benny Tai, Chan Kin-man, dhe Chu Yiu-ming) u paraqitën sot në stacionin qëndror të policisë. Ata u larguan një orë më vonë pasi policia refuzoi t’I arrestojë apo të ngrejë akuza.

Në një konferencë shtypi sot ata thanë se autoritetet u dhanë një formular për të plotësuar me veprat penale që ata pranojnë se kanë kryer.

Nuk është e qartë nëse policia do të arrestojë apo do të ngrejë akuza kundër aktivistëve për krime. Autoritetet nuk kanë komentuar lidhur me dorëzimin, që shihet si një përpjekje për të rigjallëruar lëvizjen e cila fillojë të humbasë mbështetjen e publikut.

XS
SM
MD
LG